Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për mënyrën se si dërgohen porositë dhe si mund të ktheni një produkt.
Dërgesa
- Porositë dorëzohen brenda 24–48 orëve në gjithë Shqipërinë, nga dita e konfirmimit të porosisë.
- Kostoja e transportit varet nga madhësia dhe pesha e pajisjes dhe nga qyteti ku dërgohet. Ju a konfirmojmë para dërgesës.
Pas porosisë ju kontaktojmë në telefon ose në WhatsApp për të konfirmuar adresën dhe orarin e dorëzimit. Për pajisjet e mëdha, si krevatet dhe karrocat, koha e dorëzimit mund të ndryshojë sipas disponueshmërisë; në këtë rast ju njoftojmë që në konfirmim.
Pagesa
Për momentin pranojmë vetëm pagesë në dorëzim: paguani korrierit në momentin që merrni porosinë.
Kontrolli në dorëzim
Ju lutemi kontrolloni paketimin dhe produktin sapo ta merrni. Nëse vëreni dëmtim nga transporti ose produkt të gabuar, na njoftoni sa më shpejt në WhatsApp ose me email, bashkë me disa foto.
Kthimet
- Produktet mund të kthehen brenda 14 ditëve nga marrja.
- Produkti duhet të jetë i papërdorur, në gjendjen dhe në paketimin origjinal.
- Për arsye higjienike nuk kthehen produktet që janë hapur ose përdorur dhe që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin, si kateterët, çorapet kompresive, dorezat dhe letra njëpërdorimshme.
Për të nisur një kthim, na shkruani duke përmendur emrin e produktit dhe arsyen. Ju udhëzojmë për hapat e mëtejshëm.
