Kremi mbrojtës është produkti më i rëndësishëm i rutinës së lëkurës — jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit. Ja si ta zgjidhni të duhurin.

Çfarë tregon SPF?

SPF (Sun Protection Factor) tregon mbrojtjen nga rrezet UVB, ato që shkaktojnë djegien. SPF 30 bllokon rreth 97% të UVB, ndërsa SPF 50 rreth 98%. Diferenca është e vogël, por te lëkura e ndjeshme ose e çelët, SPF 50+ është zgjedhja më e sigurt.

Kërkoni mbrojtje “spektër të gjerë”

Rrezet UVA e plakin lëkurën dhe depërtojnë edhe nëpër xhama. Zgjidhni produkte me shënimin broad spectrum ose logon UVA në paketim.

Sa krem duhet vënë?

  • Për fytyrën dhe qafën: sasia sa dy gishta (rreth ½ lugë kafeje).
  • Për të gjithë trupin: rreth 30 ml, pra një gotë e vogël shot.
  • Rinovojeni çdo 2 orë, si dhe pas notit ose djersitjes.

Sipas llojit të lëkurës

  • Lëkurë e yndyrshme: fluide ose gel pa vaj, jo komedogjenike.
  • Lëkurë e thatë: formula kremoze me hidratues.
  • Lëkurë e ndjeshme ose fëmijë: filtra minerale dhe SPF 50+.

Shihni zgjedhjen tonë të kremrave dhe spraive te kategoria Mbrojtje nga dielli.

Ky artikull është informues dhe nuk zëvendëson këshillën e mjekut ose farmacistit. Në rast shqetësimi, konsultohuni me një specialist.