Dërgesë në të gjithë Shqipërinë Produkte cilësore dhe të sigurta Mbështetje dhe këshillim profesional

Pyetje të shpeshta

Si bëj një porosi?

Gjeni produktin që ju intereson dhe klikoni butonin “Porosit në WhatsApp” te produkti. Hapet biseda me ne, me emrin e produktit të shkruar gati; na dërgoni mesazhin dhe ne ju konfirmojmë çmimin, disponueshmërinë dhe dorëzimin.

Pse nuk shoh çmimin te produktet?

Disa pajisje kanë modele dhe konfigurime të ndryshme. Na shkruani në WhatsApp dhe ju konfirmojmë menjëherë çmimin dhe nëse produkti është në gjendje.

Si paguaj?

Për momentin pagesa bëhet vetëm në dorëzim: paguani kur e merrni porosinë.

Sa kushton dërgesa?

Kostoja e transportit varet nga madhësia dhe pesha e pajisjes dhe nga qyteti ku dërgohet. Ju a konfirmojmë para dërgesës, kur ju kontaktojmë për porosinë.

Sa shpejt vjen porosia?

Zakonisht brenda 24–48 orëve në gjithë Shqipërinë. Për pajisjet e mëdha ju njoftojmë për datën e saktë kur konfirmojmë porosinë.

A mund ta kthej një produkt?

Po, brenda 14 ditëve, nëse produkti është i papërdorur dhe në paketimin origjinal. Produktet e higjienës personale që janë hapur nuk kthehen. Më shumë detaje gjeni te Dërgesa dhe kthimet.

Nuk jam i sigurt cila pajisje më duhet. Si mund të më ndihmoni?

Na tregoni për përdoruesin dhe nevojën e tij, p.sh. moshën, sa lëviz vetë, nëse pajisja do të përdoret në shtëpi apo jashtë, dhe ju sugjerojmë zgjidhjen e duhur. Na shkruani në WhatsApp ose përmes faqes Kontakt.

A ofroni ndihmë për përdorimin e pajisjes?

Po. Edhe pasi pajisja mbërrin, mund të na shkruani për pyetje rreth montimit, përdorimit ose mirëmbajtjes.